Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës në shtator

Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës në shtator

17:07, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Portugalia planifikon të njohë Palestinën ‘në shtator’, raportuan ditën e sotme mediat lokale, duke cituar burime nga zyra e kryeministrit.

Zyra e kryeministrit Luis Montenegro njoftoi se nëse plotësohen kushtet ‘që u paraqitën’ dhe u miratuan në masë të madhe nga shtetet pjesëmarrëse” në konferencën e OKB-së, Portugalia mund të njohë Shtetin Palestinez “që në shtator, gjatë Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” në Nju Jork, sipas gazetës Diario De Noticias dhe mediave të tjera.

Montenegro do të konsultohet së pari me presidentin e vendit, Marcelo Rebelo de Sousa, dhe partitë në parlament.

Zyra e kryeministrit theksoi gjithashtu se më parë ka “shprehur kushtet ose kërkesat për fillimin e procesit të njohjes”, që do të thotë “marrëveshje me një grup vendesh me të cilat kemi një dialog të vazhdueshëm dhe që kanë marrë pjesë aktive në këtë konferencë.” Syri.net-CNN.gr 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco