Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Lufta në Gaza, Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve

Lufta në Gaza, Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve

14:43, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund krizës në Gaza është që Hamasi të dorëzohet, tha Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu rikthye çështjes së Gazës, duke theksuar se zgjidhja më e shpejtë për krizën humanitare në rajon është dorëzimi i menjëhershëm i Hamasit dhe lirimi i pengjeve.

“Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet”, shkroi ai në një postim në Truth Social.

Image

Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, po takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Witkoff mbërriti në Izrael të enjten, një javë pasi SHBA-të u tërhoqën nga bisedimet për armëpushim në Gaza, duke akuzuar Hamasin për “besim të keq” në negociata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco