Turma të mëdha palestinezësh mbanin thasë me miell nëpër zonën Zikim të qytetit të Gazës, ndërsa uria në rritje dhe bllokimi i shpërndarjes së ndihmave, e thelluan krizën humanitare në territor.
Autoriteti ndërkombëtar për krizat ushqimore paralajmëroi këtë javë se në Gaza po përhapet zia e bukës, me "vdekje të përhapura" që priten pa veprime të menjëhershme. Situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të bllokadave dhe konfliktit të vazhdueshëm izraelit.
Dëshmitarët thonë se të paktën 48 persona u vranë të mërkurën, ndërsa njerëzit u mblodhën rreth kamionëve me ndihma që hynin nëpër pikën kufitare Zikim. Izraeli ka lehtësuar disa kufizime, por kaosi dhe dhuna vazhdojnë të pengojnë shpërndarjen e ndihmave.
Ndërkohë, aktivistët e krahut të djathtë izraelitë u mblodhën pranë kufirit me Gazën, duke bërë thirrje për ndërtimin e vendbanimeve brenda territorit.
Më shumë se 60,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës./ Euronews.
© SYRI.net