Pas marrëveshjes tregtare SHBA-BE, Franca po ushtron presion për të përjashtuar sektorin e verës dhe pijeve alkoolike nga tarifat amerikane.
“Ajo që po kërkojmë shumë qartë është një përjashtim për sektorin e verës dhe pijeve alkoolike, përveç sektorit të aeronautikës,” tha ministri francez i Tregtisë së Jashtme Laurent Saint-Martin, pas një takimi me përfaqësues të industrive që preken nga marrëveshja.
Sipas marreveshjes, parashikohet tarifë 15% për shumicën e produkteve evropiane që eksportohen në Shtetet e Bashkuara që nga 1 gushti.
Franca eksporton verë dhe pije alkoolike me vlerë rreth 4 miliardë euro në tregun amerikan.
“Shpresoj që kjo tarifë të mos e kalojë 15%, që është realisht një kufi maksimal, dhe që për disa sektorë të jetë zero. Mendoj për industrinë e verës, e cila po përballet me vështirësi për shkak të rënies së prodhimit dhe konsumit,” deklaroi ministrja franceze e Bujqësisë, Anne Genevard.
© SYRI.net