Kryeparlamentari izraelit, Amir Ohana, reagoi ashpër ndaj vendeve si Franca dhe Britania, që po shqyrtojnë mundësinë e njohjes së një shteti palestinez, duke iu bërë thirrje që ‘ta krijojnë atë në kryeqytetet e tyre’.
Gjatë një fjalimi në Konferencën e Presidentëve të Parlamenteve në Gjenevë, Ohana deklaroi se “shpërblimi i Hamasit përmes njohjes së një shteti palestinez, sidomos në kontekstin e 7 tetorit, nuk do të sjellë stabilitet, bashkëjetesë dhe bashkëpunim. Përkundrazi, do të sjellë më shumë vrasje të izraelitëve dhe hebrenjve. Nëse këtë dëshironi, nëse doni një ‘shtet palestinez’, atëherë krijojeni në Londër, në Paris, në vendet tuaja.”
Më tej, ai shtoi se ‘ajo që disa vende evropiane e quajnë paqe do të sjellë vetëm më shumë luftë. Ndërsa lufta që ne po bëjmë do të sjellë paqen.’
Ohana u bëri thirrje homologëve të tij që ‘të mbrojnë të vërtetën përballë propagandës dhe të rreshtohen në anën e duhur të historisë, në anën tonë.’
Sipas Times of Israel, gjatë fjalës së Ohanës, deputetët përfaqësues të Iranit, Jemenit dhe Autoritetit Palestinez u larguan nga salla në shenjë proteste.
Kujtojmë se në ditët e fundit, Franca dhe Britania kanë njoftuar se mund të njohin shtetin palestinez deri në muajin shtator, nëse Izraeli nuk përmirëson situatën në Gaza dhe nuk bën hapa drejt paqes. Syri.net-The Times of Israel
Knesset Speaker Amir Ohana at the IPU's Sixth World Conference of Speakers of Parliament in Geneva:
— Sam Sokol (@SamuelSokol) July 30, 2025
"Rewarding Hamas, by recognizing a Palestinian state in light of Oct 7th, will not bring stability, coexistence and cooperation. It will bring more murder of Israelis and Jews." pic.twitter.com/atGm8E0Psx
© SYRI.net