‘Shpërblim ndaj terrorizmit’/ Netanyahu: Një shtet ‘xhihadist’ pranë kufijve me Izraelin sot, nesër kërcënon dhe Britaninë

‘Shpërblim ndaj terrorizmit’/ Netanyahu: Një shtet ‘xhihadist’ pranë kufijve me Izraelin sot, nesër kërcënon dhe Britaninë

22:30, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu reagoi ashpër ndaj vendimit të homologut të tij britanik, Keir Starmer, për të njohur shtetin palestinez duke filluar nga shtatori, në vijim të hapave të ndërmarrë më parë nga Franca.

Netanjahu e cilësoi vendimin si 'shpërblim për terrorizmin monstruoz të Hamasit' dhe 'ndëshkim për viktimat e tij'. Ai shtoi më tej:
Një shtet xhihadist pranë kufijve të Izraelit sot, do të kërcënojë Britaninë nesër.”

Nga ana tjetër, kryeministri britanik deklaroi se kjo është një qëndrim i palëkundur i qeverisë së tij, duke theksuar:
Njohja e një shteti palestinez është një e drejtë e patjetërsueshme e popullit palestinez. Do ta ndërmarrim këtë hap si pjesë e një procesi paqeje dhe në kuadër të një zgjidhjeje me dy shtete.” Syri.net-CNN.gr 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco