SHBA/ Departamenti i Shtetit njofton riatdhesimin e një fëmije nga kampet në verilindje të Sirisë

SHBA/ Departamenti i Shtetit njofton riatdhesimin e një fëmije nga kampet në verilindje të Sirisë

22:18, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi sot se SHBA ka riatdhesuar një shtetas të mitur amerikan nga një kamp në verilindje të Sirisë, me qëllim që fëmija të ribashkohet me familjen e tij.

“Në dy kampet e zhvendosurve në verilindje të Sirisë mbeten ende rreth 30.000 persona nga mbi 70 vende të botës, shumica prej të cilëve janë fëmijë nën moshën 12 vjeç. Ata meritojnë një shans për të jetuar jashtë këtyre kampeve,” thuhet në deklaratë.

Uashingtoni nënvizon se zgjidhja e vetme afatgjatë për këtë krizë është që vendet e origjinës të marrin përgjegjësinë për riatdhesimin e qytetarëve të tyre, duke theksuar se vonesat dhe hezitimet vetëm thellojnë pasojat humanitare dhe cenojnë të drejtat e fëmijëve të bllokuar në kampe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco