Të paktën 18 emigrantë kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi varka me të cilën udhëtonin u fundos gjatë fundjavës në ujërat pranë Tobrukut, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), duke iu referuar burimeve lokale.
Deri më tani, janë shpëtuar vetëm dhjetë persona.
Tobruk është një qytet bregdetar që ndodhet në kufirin lindor të Libisë, pranë Egjiptit.
“Kjo tragjedi e fundit është një kujtesë e zymtë e rreziqeve vdekjeprurëse që njerëzit detyrohen të përballojnë në kërkim të sigurisë dhe mundësive. Libia mbetet një nyje e rëndësishme tranziti për migrantët dhe refugjatët, shumë prej të cilëve përballen me shfrytëzim, abuzim dhe udhëtime që rrezikojnë jetën,” theksoi IOM në deklaratën e saj.
Pas rrëzimit të regjimit të Muamar Gadafit në vitin 2011, Libia është kthyer në një pikë tranziti për mijëra migrantë që përpiqen të arrijnë në Evropë, duke kaluar përmes shkretëtirës dhe më pas përmes detit Mesdhe, në përpjekje për t’u larguar nga lufta dhe varfëria. Syri.net-Protothema
© SYRI.net