Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Cilat janë gjuhët më të studiuara në shkollat e BE-së?

Cilat janë gjuhët më të studiuara në shkollat e BE-së?

16:25, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Spanjishtja ka zënë vendin e dytë si gjuha më e studiuar në arsimin e përgjithshëm në Bashkimin Evropian, duke i lënë pas frëngjishten dhe italishten, ndërsa gjermanishtja ka marrë “medaljen e argjendtë” në shkollat profesionale. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, 60% e nxënësve të arsimit të përgjithshëm studiojnë dy ose më shumë gjuhë të huaja, krahasuar me vetëm 35% të nxënësve të arsimit profesional.

Image

Anglishtja mbetet në krye si gjuha më e studiuar në të dyja format: 96% në arsimin e përgjithshëm dhe 80% në atë profesional. Por gjuha e dytë ndryshon sipas drejtimit: në arsimin e përgjithshëm, spanjishtja zë 27.1%, e ndjekur nga gjermanishtja (21.2%) dhe frëngjishtja (20.8%); ndërsa në arsimin profesional, gjermanishtja arrin në 18.1%, përpara frëngjishtes (14.1%) dhe spanjishtes (6.6%).

Image

Kur bëhet fjalë për mësimin e gjuhës kineze, ajo mbetet një zgjedhje margjinale – vetëm 0.5% e studentëve në BE e studiojnë, me nivelet më të larta në Francë, Luksemburg dhe Itali. Ndër vendet më aktive në nxitjen e shumëgjuhësisë në arsimin e përgjithshëm janë Franca, Rumania dhe Çekia, ku thuajse të gjithë nxënësit mësojnë të paktën dy gjuhë të huaja.

Në anën tjetër të spektrit, në Portugali, Irlandë dhe Spanjë, një përqindje dukshëm më e ulët e nxënësve ndjekin më shumë se një gjuhë. Në arsimin profesional, diferencat janë edhe më të theksuara: në Rumani, 97.2% e nxënësve mësojnë dy gjuhë, ndërsa në Maltë, Spanjë dhe Greqi kjo shifër është pothuajse zero. Ky kontrast tregon sfidat dhe prioritetet e ndryshme të sistemeve arsimore në BE, kur vjen puna tek kompetencat gjuhësore të brezave të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco