Skenari më i keq i zisë së bukës po shpaloset në Gaza

Skenari më i keq i zisë së bukës po shpaloset në Gaza

10:31, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Uria po “shpërthen” në Rripin e Gazës, tha një monitories global i urisë, në një alarm të lëshuar të martën.

Kjo ndodh ndërsa kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit intensifikohen, për shkak të kushteve që po përkeqësohen me shpejtësi në enklavën palestineze.

"Skenari më i keq i urisë po zhvillohet aktualisht në Rripin e Gazës", sipas alarmit të lëshuar nga IPC, Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore

"Gjithnjë e më shumë prova tregojnë se uria e përhapur, kequshqyerja dhe sëmundjet po shkaktojnë një rritje të vdekjeve të lidhura me urinë." 

Alarmi i IPC-së nuk e klasifikon zyrtarisht Gazën si vend në krizë urie. Një klasifikim i tillë mund të bëhet vetëm përmes një analize, të cilën IPC tha se tani do ta kryejë "pa vonesë".

IPC është një iniciativë globale që bashkëpunon me 21 grupe ndihme, organizata ndërkombëtare dhe agjenci të OKB-së, dhe vlerëson shkallën e urisë që vuan një popullsi.

Lufta ka shpërthyer në Gaza midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit për 22 muajt e fundit.

I përballur me dënimin global për krizën humanitare, Izraeli tha të dielën se do të ndalonte operacionet ushtarake për 10 orë në ditë në disa pjesë të enklavës palestineze dhe do të lejonte korridore të reja ndihme./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco