Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Rihter goditi ditën e sotme, ishujt Nikobar në Indinë juglindore.
Thellësia fokale ishte vetëm 10 kilometra, ndërsa disa institucione raportuan madje edhe magnitudë deri në 6.5 ballë.
Aktualisht, nuk ka raporte për dëme materiale ose persona të lënduar.
Ishujt Nikobar janë një arkipelag në Oqeanin Indian lindor, relativisht pranë brigjeve të Tajlandës dhe Mianmarit. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë banorët për kujdes.
© SYRI.net