Rebelët Houthi kanë publikuar pamje nga momentet e shpëtimit të ekuipazhit të anijes Eternity C, e cila u mbyt të mërkurën e 9 korrik-ut, dy ditë pas një sulmi të rëndë që i shkaktoi dëme të mëdha.
Anija, u godit në brigjet e Jemenit nga dronë dhe raketa balistike, në një tjetër episod të tensioneve në rritje në rajon.
Sipas pretendimeve të Houthive, së bashku me pamjet janë bërë publike edhe dëshmi nga vetë anëtarët e ekuipazhit të shpëtuar, megjithëse autenticiteti i tyre nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
#WATCH | The Yemeni Armed Forces Military Media released footage of the moment the crew of the ship "ETERNITY C" was rescued, along with testimonies from the crew confirming its destination was the port of Umm al-Rashrash in occupied #Palestine. pic.twitter.com/fnRQ8AhWB4
© SYRI.net