Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

19:13, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa persona mbetën të plagosur të hënën në mëngjes pas disa të shtënave me armë zjarri jashtë një kazinoje në Nevada të SHBA-së.

Autoritetet konfirmuan se një burrë është arrestuar në lidhje me incidentin.

Sipas zëdhënësit të policisë Chris Johnson, i dyshuari është dërguar në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Ai tha se “shumë persona u qëlluan”, por nuk specifikoi se sa persona u plagosën ose se si ishte gjendja e tyre shëndetësore.

Incidenti ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit jashtë kazinosë Grand Sierra Resort dhe policia u bëri thirrje banorëve të shmangin zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco