Pas anulimit të diplomës së bachelor-it, Universiteti i Stambollit ka hedhur poshtë edhe diplomën e masterit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Arsyeja zyrtare është mosplotësimi i kërkesave të diplomimit në programin e bachelor-it, si dhe parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të pranimit të studentëve.
Imamoglu ishte transferuar nga Universiteti Amerikan i Kerynias në Fakultetin e Menaxhimit të Biznesit në Universitetin e Stambollit, por Prokuroria e qytetit argumenton se ky transferim ishte i paligjshëm dhe diploma e tij nuk është e vlefshme.
Më 18 mars, administrata e Universitetit të Stambollit bëri me dije anulimin e diplomave të 28 personave, në kuadër të një hetimi më të gjerë për parregullsi akademike. Syri.net-CNN.gr
© SYRI.net