Një aksident tragjik hekurudhor ndodhi të dielën në jugperëndim të Gjermanisë, kur një tren pasagjerësh doli nga shinat si pasojë e një rrëshqitjeje dheu, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Sipas raportimit të BBC-së, zona ishte goditur nga reshje të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje dhe tejmbushje të sistemit të kanalizimeve. Derdhja e ujërave të zeza dhe rrjedhja e materialeve të ngurta mbi shina dyshohet se shkaktuan rrëshqitjen fatale.
Policia e Ulmit bëri me dije se treni ishte në një itinerar prej 90 kilometrash, mes Zigmaringenit dhe Ulmit, kur ndodhi incidenti. Në bord ndodheshin rreth 100 pasagjerë.
Tre personat që humbën jetën janë identifikuar si makinisti, një punonjës hekurudhe dhe një pasagjer. Ndërkohë, 41 persona u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa vijojnë punimet për pastrimin e zonës dhe rikthimin e qarkullimit hekurudhor. Syri.net-Protothema
© SYRI.net