Pamje tronditëse/ Momentet kur vrasësi ndjek viktimat e tij në tregun e Bangkokut

11:21, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

DAILY MAIL

Ky është momenti i tmerrshëm dhe tronditës kur një person me armë, i cili vrau gjashtë persona në një masakër në një treg në Bangkok, ndiqte viktimat e tij para se t’i vritej ato. 

Ngjarja vdekjeprurëse ndodhi në një treg të njohur me ushqime të freskëta në kryeqytetin e Tajlandës, rreth orës 13:00 sipas orës lokale të së hënës, thanë policia. 

Mediet lokale raportojnë aktualisht se të shtënat ndodhën në tregun Or Tor Kor në distriktin Chatuchak të Bangkokut, një destinacion i njohur për turistët.

Autori, i cili raportohet të jetë një burrë 61-vjeçar me emrin Nai Noi sipas policisë, vrau veten pas sulmit. 

Në pamjet e frikshme, të xhiruara në vendin e ngjarjes, Noi shihej i veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra krem, me një çantë shpine me model kamuflazhi në pjesën e përparme. 

Duke mbajtur një pistoletë në dorën e djathtë, ai shihet duke u drejtuar me shpejtësi drejt tregut të njohur. 

Pamje të tjera, të xhiruara brenda tregut, tregonin blerës të trembur duke bërtitur dhe duke ikur, ndërsa Noi qëllonte disa herë me armë. 

Pas kryerjes së sulmit, ai raportohet se qëlloi veten në një stol pranë.

Ngjarja ndodhi pranë një pike grumbullimi ndihmash për viktimat e përleshjeve në kufirin Tajlandë-Kamboxhia. 

Policia lokale ka zbuluar tani, pas intervistave me gruan e autorit, se burri kishte një urrejtje të gjatë ndaj një roje sigurie në treg. 

Mosmarrëveshja, që kishte nisur që prej vitit 2019, filloi pasi Noi gjeti gomat e makinës së gruas së tij, e cila punonte në treg, të prera.

Noi, i cili sipas policisë ishte përdorues i rëndë i alkoolit, besonte se roja ishte ai që kishte prishur gomat e gruas së tij. Thuhet se ai kishte raportuar ngjarjen tek autoritetet lokale, por nuk pati asnjë veprim. 

Gruaja e tij raportohet të ketë thënë për policinë se ai ishte një njeri i dhunshëm që herë pas here e keqtrajtonte atë.

Një drejtues i policisë u tha mediave lokale: “Autori është tajlandez. Nuk kishte motiv tjetër. Ishte një konflikt personal mes tij dhe rojes së sigurimit të Or Tor Kor. Nuk kishte lidhje me incidentin e sabotazhit".

Policia tha se pesë nga të vrarët nga personi me armë ishin roje sigurie në treg, ndërsa njëri ishte një kalimtar i rastësishëm. 

Turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë në Tajlandë, ekonomia e dytë më e madhe në Azinë Juglindore, ku rritja ka qenë e ngadaltë dhe incidente të tilla mund të ndikojnë negativisht në besimin e investitorëve dhe turistëve.  

Armët merren lehtë në Tajlandë për shkak të zbatimit të lehtë të kontrollit të armëve, duke bërë që sulmet me armë të jenë të shpeshta.  

Në tetor 2023, një i dyshuar 14-vjeçar përdori një pistoletë të modifikuar për të vrarë dy persona dhe plagosur pesë të tjerë në një qendër luksoze tregtare në qendër të Bangkokut.  

Një vit më parë, një ish-polic vrau 36 persona, përfshirë 22 fëmijë, në një sulm me armë dhe thikë në një kopësht fëmijësh në lindje të Tajlandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco