‘Pauza’ e luftimeve/ Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe lëshojnë ndihma nga ajri në Gaza

‘Pauza’ e luftimeve/ Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe lëshojnë ndihma nga ajri në Gaza

16:04, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpërndarë ndihma nga ajri në Gaza, pasi Izraeli njoftoi një sërë masash të reja ndihme.

IDF thotë se korridoret e ndihmës po krijohen për të "hedhur poshtë pretendimin e rremë për uri të qëllimshme", pasi agjencitë e ndihmës ngritën alarmin për përhapjen e kequshqyerjes në Rrip.

Jordania po dërgon gjithashtu 60 kamionë që transportojnë furnizime thelbësore ushqimore, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e vendit - Egjipti po dërgon gjithashtu më shumë ndihma nga toka.

"Të dielën, Forcat e Armatosura jordaneze kryen tre hedhje ndihmash nga ajri në Rripin e Gazës me ndihma humanitare dhe ushqimore, njëra prej të cilave ishte me Emiratet e Bashkuara Arabe", thuhet në deklaratë, duke shtuar se aeroplanët transportuan 25 ton ndihma.

Organizatat e ndihmës kanë paralajmëruar vazhdimisht se dërgesat e ndihmave nga ajri nuk janë të mjaftueshme për të adresuar krizën në Gaza, ndërsa njëra prej tyre e quajti atë një ‘shpërqendrim grotesk’.

Do të nevojiteshin afërsisht 160 fluturime ajrore vetëm për të siguruar një vakt të vetëm për secilin prej afërsisht dy milionë banorëve të Gazës, shkruan korrespondenti i BBC Ëorld, Joe Inëood.

Të paktën 133 persona kanë vdekur nga kequshqyerja që nga fillimi i luftës në Gaza, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi./ BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco