SHBA/ Një i vdekur nga një sulm i armatosur në Universitetin e New Mexico-s

SHBA/ Një i vdekur nga një sulm i armatosur në Universitetin e New Mexico-s

22:25, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet në Albuquerque, SHBA, kanë nisur një operacion intensiv për të kapur autorin që kreu një sulm në një konvikt të Universitetit të New Mexico-s.

Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos, por nuk është në rrezik për jetën, sipas autoriteteve. Universiteti u bllokua dhe forcat e policisë kryen një hetim të gjerë në ambientet e tij.

Alarmi i parë nga universiteti u dha pak para orës 3:30 të mëngjesit (ora lokale), duke konfirmuar incidentin me të shtëna.

Kur policia universitare mbërriti në kompleksin e banimit Casas del Rio, gjeti dy persona me plagë nga armë zjarri. Njëri ishte tashmë i vdekur, ndërsa tjetri kishte plagë që nuk rrezikonin jetën.

Rreth orës 6 të mëngjesit, universiteti publikoi një tjetër njoftim në rrjetet sociale, duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë në ambiente të sigurta.

“Në vendngjarje ndodhet policia që po heton incidentin,” thuhet në njoftim.

Nuk janë bërë publike ende të dhëna për identitetin e viktimave apo ndonjë përshkrim i autorit të sulmit.

Universiteti i New Mexico-s ka rreth 23.000 studentë. Këto javë përkojnë me periudhën e mirëseardhjes së studentëve të rinj, përpara fillimit të semestrit të vjeshtës pas rreth tre javësh. Syri.net-Kathimerini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco