Von der Leyen do të takohet me Donald Trump të dielën

Von der Leyen do të takohet me Donald Trump të dielën

20:19, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dielën në Skoci për të “diskutuar marrëdhëniet tregtare transatlantike”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dielën në Skoci.

Në një postim në X ku njoftoi takimin, von der Leyen shtoi se ata do të "diskutojnë marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe se si mund t'i mbajmë ato të forta".

Presidenti i SHBA-së mbërrin në Skoci për një vizitë pesë-ditore, gjatë së cilës ai do të vizitojë dy fusha golfi që janë në pronësi të tij.

Shtëpia e Bardhë tha më parë se Trump do të takohet gjithashtu me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer gjatë vizitës së tij./ Euronews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco