Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, i tha agjencia e ndihmës ushqimore e Kombeve të Bashkuara agjencisë së lajmeve AFP.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP), shton se kriza ka arritur "nivele të reja dhe të habitshme dëshpërimi".
Kjo vjen ndërsa agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unwra) thotë se kequshqyerja akute tek fëmijët nën moshën pesë vjeç është "më shumë se dyfishuar që nga" marsi. Agjencia paralajmëron se mbi gjysma e ilaçeve të saj thelbësore tani, "janë jashtë stokut".
Në një deklaratë të mëparshme, WFP paralajmëroi se 470,000 njerëz në Gaza pritet të përballen me uri katastrofike midis majit dhe shtatorit të këtij viti, ndërsa e gjithë popullsia përballet me "nivele akute të pasigurisë ushqimore".
WFP tha gjithashtu se 71,000 fëmijë dhe më shumë se 17,000 nëna do të kenë nevojë për trajtim urgjent për kequshqyerje akute./ BBC.
© SYRI.net