OKB: Një në tre persona në Rripin e Gazës nuk ushqehet për ditë të tëra

OKB: Një në tre persona në Rripin e Gazës nuk ushqehet për ditë të tëra

19:00, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kequshqyerja në Rripin e Gazës po shënon një rritje të madhe, pasi rreth një e treta e banorëve nuk ushqehen për ditë me radhë, bëri të ditur sot (WFP)  agjencia e OKB-së që merret me ndihmën ushqimore.

Krizë ushqimore në Gaza ka arritur në nivele të papara dëshpërimi. Afërsisht një në tre persona nuk ha për ditë me radhë. Kequshqyerja po rritet ndjeshëm, me 90,000 gra dhe fëmijë që kanë nevojë urgjente për trajtim,” theksoi WFP në një komunikatë për shtyp dërguar Agjencisë Franceze të Lajmeve.

Sipas kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, 470,000 njerëz janë dhe do të jenë përballë një ‘uri katastrofike’ gjatë periudhës maj-shtator në enklavën palestineze që ndodhet nën rrethim izraelit.

Një numër njerëzish po vdesin për shkak të mungesës së ndihmës humanitare,” paralajmëroi Programi Botëror i Ushqimit, duke kujtuar se “ndihma ushqimore është e vetmja mënyrë që popullata të ketë akses në ushqim, pasi çmimet e produkteve ushqimore kanë shkuar në qiell.”

Më herët sot, organizata e ‘Mjekëve Pa Kufij’ njoftoi se 25% e fëmijëve nga 6 muaj deri në 5 vjeç dhe gratë shtatzëna ose që ushqejnë foshnjat, të cilët u kontrolluan javën e kaluar në qendrat e organizatës në Rripin e Gazës, vuajnë nga kequshqyerja, duke denoncuar 'përdorimin e qëllimshëm të urisë si armë lufte nga autoritetet izraelite në Gaza.'  Syri.net-CNN.gr

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco