Palestina shtet? Trump: Macron, djalë i mirë, por fjalët s'i kanë peshë! As Gjermania nuk e mbështet Donald Trump e Emmanuel Macron

Palestina shtet? Trump: Macron, djalë i mirë, por fjalët s'i kanë peshë! As Gjermania nuk e mbështet

18:41, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj deklaratës së Emmanuel Macron për njohjen e shtetit të Palestinës, duke e minimizuar rëndësinë e saj:

“Ajo që thotë nuk ka asnjë peshë”. Megjithatë, shtoi: “Është djalë i mirë”.

Në një prononcim për gazetarët, Trump tha sot se grupi palestinez Hamas nuk kishte vullnet të arrinte një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza. Deklarata në Shtëpinë e Bardhë vjen një ditë pasi i dërguari i tij për paqen në Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, bëri të ditur se administrata Trump kishte vendosur të tërhiqte ekipin negociator në SHBA për konsultime, pas propozimit të fundit të Hamasit.

Ndërkohë Gjermania ka bërë të ditur se nuk do të ndjekë Francën në vendimin për njohjen e shtetit palestinez.

Në një deklaratë të shpërndarë nga qeveria federale, Berlini thekson se vetëm një zgjidhje e negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve mund të sjellë “paqe dhe siguri” për të dyja palët.

“Qeveria gjermane nuk ka ndërmend të njohë një shtet palestinez në një të afërt të shkurtër,” thuhet në deklaratë. Megjithatë, Gjermania do të vijojë përpjekjet për të arritur një armëpushim, me qëllim lirimin e pengjeve që ndodhen ende në duart e Hamasit, një organizatë që, sipas Berlinit, “duhet çarmatosur”.

Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane kërkon përmirësimin e situatës “katastrofike humanitare në Gaza”, duke u bërë thirrje autoriteteve izraelite të garantojnë ndihmën e menjëhershme dhe të nevojshme për civilët.

Gjermania gjithashtu thekson nevojën për një “perspektivë politike të qëndrueshme për Rripin e Gazës”, si dhe shmangien e çdo hapi të mëtejshëm drejt “aneksimit të Bregut Perëndimor”.

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme për kohën e duhur të njohjes së shtetit palestinez, Berlini thekson se qëndron në një linjë të përbashkët me Francën, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë rajonalë për sa i përket objektivave afatgjata, shkruan Corriere della Sera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco