Në Gaza edhe ndihmësit humanitarë po vuajnë nga uria! Agjencia e OKB-së: I gjithë sistemi po shembet

Në Gaza edhe ndihmësit humanitarë po vuajnë nga uria! Agjencia e OKB-së: I gjithë sistemi po shembet

22:55, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i agjencisë kryesore të OKB-së për ndihmën e palestinezëve ka deklaruar se punonjësit e agjencisë në terren po u bie të fikët nga uria, ndërsa numri i të vdekurve nga uria në Gaza vijon të rritet dhe shpresat për armëpushim po zbehen pas dështimit të negociatave në Doha.

“Kjo krizë që po thellohet po prek të gjithë, përfshirë ata që përpiqen të shpëtojnë jetë në këtë enklavë të shkatërruar nga lufta... Kur ata që kujdesen nuk gjejnë ushqim për vete, i gjithë sistemi humanitar po shembet,” deklaroi Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRËA).

Të paktën 45 persona kanë vdekur nga uria në katër ditët e fundit, ndërsa OKB dhe organizatat humanitare fajësojnë bllokadën izraelite, që ka ndalur pothuajse çdo ndihmë për Gazën.

Lazzarini tha në një deklaratë se një koleg nga Gaza i kishte thënë: “Njerëzit në Gaza nuk janë as të gjallë, as të vdekur – janë kufoma që ecin.”

UNRWA ka rreth 6,000 kamionë me ushqime dhe ndihma mjekësore të ngarkuar dhe në pritje në Jordani dhe Egjipt, por bllokimi i kufijve nga Izraeli po pengon hyrjen e tyre. Ai i bëri thirrje Izraelit të lejojë hyrjen pa kufizime dhe pa ndërprerje të ndihmës humanitare.

Raportimet për njerëz që bien të vdekur nga uria janë shtuar. Shërbimet e mbrojtjes civile në Gaza kanë publikuar pamje tronditëse të trupave të dobësuar ekstremisht, ku lëkura mbulon vetëm kockat. Burime mjekësore raportuan edhe dy viktima të tjera nga uria të enjten, të dy të sëmurë dhe pa ushqim për ditë të tëra.

Në sfondin e presionit ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje pas gati dy vitesh lufte shkatërruese, SHBA dhe Izraeli njoftuan tërheqjen e negociatorëve nga Doha. I dërguari amerikan SteveWitkoff fajësoi Hamasin për mungesë vullneti.

“Pas përgjigjes së fundit nga Hamasi, që tregon qartazi mungesën e dëshirës për armëpushim, kemi vendosur të tërheqim ekipin për konsultime,” shkroi ai në platformën X.

Ëitkoff shtoi se SHBA do të shqyrtojë “opsione alternative” për të rikuperuar pengjet dhe për të “krijuar një mjedis më të qëndrueshëm për popullin e Gazës”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Deklarata e tij erdhi vetëm pak orë pasi Hamasi kishte dorëzuar një përgjigje për propozimin më të fundit të armëpushimit. Më herët gjatë ditës, një zyrtar izraelit i kishte thënë Associated Press se propozimi i Hamasit ishte i pranueshëm, por situata ndryshoi befas./ The Guardian/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco