Stramer për Gazën: Jemi dëshmitarë të një ‘katastrofe humanitare ‘

Stramer për Gazën: Jemi dëshmitarë të një ‘katastrofe humanitare ‘

22:29, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri britanik Keir Stramer, deklaroi se vuajtjet e palestinezëve që po përjetojnë urinë në Rripin e Gazës përbëjnë një katastrofë humanitare.

Gjithashtu ai i bëri thirrje Izraelit që të lejojë në mënyrë urgjente dorëzimin e ndihmave humanitare në këtë rajon.

Vuajtjet dhe uria në Gaza janë të papërshkrueshme dhe të papranueshme. Edhe pse situata ka qenë serioze për një kohë, tashmë është përkeqësuar dhe vazhdon të rëndohet. Po jemi dëshmitarë të një katastrofe humanitare,” tha Starmer në një deklaratë.

Stramer njoftoi se ditën e nesërme do të komunikojë me liderët e Francës dhe Gjermanisë për të diskutuar se si mund të ndalet gjakderdhja dhe të arrijnë ushqimet tek njerëzit që kanë nevojë urgjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco