Netanyahu: Hamasi nuk duhet të na i marë për dobësi synimin tonë për armëpushim në Gaza

Netanyahu: Hamasi nuk duhet të na i marë për dobësi synimin tonë për armëpushim në Gaza

21:17, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi mbrëmjen e sotme se gatishmëria e Izraelit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza nuk duhet të interpretohet nga Hamasi si ‘dobësi’.

Më herët, zyra e tij kishte njoftuar tërheqjen e negociatorëve izraelitë nga Doha e Katarit për konsultime, pasi Hamasi kishte dhënë përgjigjen e vet ndaj planit të propozuar për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

"Ne po punojmë për të siguruar një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve tanë. Por nëse Hamasi e kupton gatishmërinë tonë për marrëveshje si shenjë dobësie, si një mundësi për të na imponuar kushte kapitullimi që do ta vinin në rrezik shtetin e Izraelit, atëherë gabon rëndë", theksoi Netanyahu gjatë një aktiviteti në Jeruzalem.

Ai shtoi se Izraeli është i vendosur të arrijë të gjitha objektivat e tij në këtë luftë. "Ne jemi të vendosur t’i sjellim të gjithë (pengjet) në shtëpi, dhe këtë do të bëjmë", deklaroi ai, duke iu referuar pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës, pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor 2023.

Në fjalimin e tij, Netanyahu iu referua edhe përleshjeve në jug të Sirisë, duke siguruar se Izraeli 'nuk do t’i braktisë vëllezërit druzi' në atë zonë. "Ne do të sigurohemi që zona në jug të Damaskut, pranë kufirit tonë, të çarmatose", tha ai dhe shtoi: "Do të bëjmë gjithçka që duhet për t’i ndihmuar dhe për t’i mbrojtur druzët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco