SHBA rrit presionin për armëpushim në Gaza, takime të rëndësishme mbahen në Itali

SHBA rrit presionin për armëpushim në Gaza, takime të rëndësishme mbahen në Itali

11:28, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, mes përshkallëzimit të krizës humanitare dhe bllokimit të bisedimeve. I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ndodhet aktualisht në Itali, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë me zyrtarë izraelitë dhe përfaqësues nga Katari.

Sipasmediave të huaja, diskutimet po përqendrohen në një propozim konkret për një armëpushim 60-ditor, që përfshin gjithashtu shtim të ndihmës humanitare dhe lirimin e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe i dërguari Witkoff kanë nënvizuar se objektivi parësor i administratës është ndalimi i menjëhershëm i luftimeve dhe lirimi pa kushte i pengjeve. “Ne duam që ky armëpushim të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kemi lirimin e pengjeve,” ka deklaruar Ëitkoff për mediat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, qeveria izraelite ka konfirmuar se ka marrë përgjigjen e Hamasit lidhur me një propozim për marrëveshje, e cila aktualisht po shqyrtohet nga autoritetet në Tel Aviv.

Ndërkohë, negociatat indirekte mes Izraelit dhe Hamasit po vijojnë në Doha, nën ndërmjetësimin e Katarit. Sipas ndërmjetësuesve, bisedimet ndodhen në një fazë kritike dhe rrezikojnë të dështojnë nëse nuk gjendet shpejt një kompromis.

Hamasi ka bërë të ditur se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet izraelitë në një fazë të vetme, por vetëm nëse Izraeli pranon një ndalim të plotë të ofensivës dhe tërheqje të plotë të trupave nga Gaza.

Tensionet mbeten të larta ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon të bëjë thirrje për ndaljen e luftimeve dhe për zgjidhje afatgjatë të konfliktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco