Aleatët e ekstremit të djathtë thirrje Netanyahut: Jepu fund bisedimeve për armëpushim!

Aleatët e ekstremit të djathtë thirrje Netanyahut: Jepu fund bisedimeve për armëpushim!

19:06, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, kanë bërë thirrje që negociatat për armëpushim me Hamasin të përfundojnë, dhe për shkatërrimin total të grupit.

Në X, Ben-Gvir shkroi në një postim drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Hamasi po vazhdonte “ta zhvatte Izraelin dhe të sillte gjithnjë e më shumë lëshime” gjatë bisedimeve.

“Vazhdimi në këtë rrugë nuk na çon drejt fitores absolute. Me Hamasin nuk ka nevojë të flasim. Hamasi duhet të shkatërrohet. Asnjë ndihmë humanitare dhe asnjë marrëveshje dorëzimi”, tha ai.

Në mënyrë të ngjashme, Smotrich, i cili gjithashtu ia drejtoi mesazhin e tij në X Netanyahut, shkroi se kishte ardhur koha për të mbyllur bisedimet mbi një marrëveshje të pjesshme dhe për të nisur një sulm ndaj "pushtimit të Gazës dhe planit të ndarjes humanitare, derisa Hamasi të nënshtrohet dhe të lirohen të gjithë pengjet".

Komentet vijnë mes raportimeve nga mediat izraelite se grupi palestinez dha një përgjigje “zhgënjyese” ndaj një propozimi për armëpushim.

Megjithatë, Hamasi ende nuk ka komentuar mbi raportet e reagimit të tij.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka përsëritur retorikën e tij të ashpërs,  se nëse Hamasi nuk i liron robërit që mban në Gaza, atëherë "portat e ferrit do të hapen".

Deklarata e fundit e Katz vjen në mes të bisedimeve të vazhdueshme për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, përmes ndërmjetësve SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit, ndërsa ata negociojnë pengesat kryesore që pengojnë një marrëveshje, duke përfshirë hyrjen e kamionëve me ndihma dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza./ Al Jazeera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco