Grumbullimi i përditshëm për sigurim të ushqimit është bërë veprimtari vdekjeprurëse për banorët e Gazës, teksa Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindje të Afërt (UNRWA) llogarit se më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë që nga maji teksa po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore.
Palestinezët në Gazë po përballen me luftë dhe me uri, 21 muaj nga nisja e një ofensive izraelite në përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael nga Hamasi, grup i konsideruar terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian./REL
1- Palestinezë duke vajtuar për të afërmit e tyre, që u vranë nga një bombardim i Gazës nga ushtria izraelite, në spitalin Shifa, në Qytetin e Gazës, më 22 korrik 2025.
2- Iman Shabat, nënë e pesë fëmijëve, duke bartur një thes me miell, të siguruar nga një karvan ndihmash humanitare, që mbërriti në Qytetin e Gazës nga veriu i territorit, më 22 korrik.
3- Palestinezë në një kamion ndihmash që po kthehej në Qytetin e Gazës nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, më 22 korrik.

4- Palestinezë duke bartur thasë me miell, që i morën nga organizatat humanitare, më 22 korrik.
© SYRI.net