Izrael/ Një grua e moshuar nën hetim për komplot për të vrarë kryeministrin Netanyahu

Izrael/ Një grua e moshuar nën hetim për komplot për të vrarë kryeministrin Netanyahu

14:40, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grua e moshuar nga Izraeli qendror është arrestuar nga agjencia izraelite e sigurisë së brendshme, Shin Bet, nën dyshimet për komplot për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu. Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, komploti përfshinte një pajisje shpërthyese dhe gruaja, e identifikuar si aktiviste antiqeveritare në të 70-at, është aktualisht nën hetim për komplot për kryerjen e një krimi dhe akt terrorist.

Gruaja u arrestua dy javë më parë, por më pas u lirua me kusht që të qëndronte larg të gjitha ndërtesave qeveritare dhe të mos i afrohej kryeministrit. Policia izraelite thekson se ajo ishte në kontakt me persona të tjerë si pjesë e këtij plani. Prokuroria pritet të ngrejë padi zyrtare kundër saj të enjten.

Ky nuk është rasti i parë që Netanyahu është shënjestruar. Në shtator të vitit të kaluar, një qytetar izraelit u arrestua me dyshimin se ishte rekrutuar nga inteligjenca iraniane për të planifikuar vrasjen e kryeministrit, ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes Yoav Galant dhe ish-shefit të Shin Bet, Ronen Bar. Sipas një deklarate të përbashkët të Shin Bet dhe policisë, ai kishte krijuar kontakte me agjentë iranianë gjatë një udhëtimi në Turqi.

Po ashtu, në tetor të vitit të kaluar, një dron që besohet se u nis nga Libani goditi rezidencën e Netanyahut në Cezare, megjithëse nuk pati të lënduar dhe kryeministri nuk ndodhej aty në atë moment. Këto ngjarje shtojnë shqetësimet mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së liderit izraelit dhe përforcojnë masat e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco