Një video e rëndë është shpërndarë në rrjetet sociale kur një 36-vjeçari i vendos flakën bluzës së saj teksa fliste me një person. Ky akt ka ardhur pasi 36-vjeçarja humbi një sfidë dhe pakti ishte se humbësi duhet të digjte veshjen dhe sduhet ta hiqte për 20 sekonda.
Në video gjithçka nis qetë ndërsa gruaja ndez bluzën e saj. Pak sekonda më pas ajo panikoset dhe largohet drejt familjarëve të saj për ta ndihmuar për të shuar flakët. Personi i cili fitoi sfidën e ndoqi ngjarjen ndërsa shihet i pashqetësuar teksa qesh.
Gruaja pësoi djegie të rënda dhe ndërroi jetë dy javë më vonë. Personi që i dha këtë sfidë u arrestua por nuk shprehu pendesë duke thënë se nuk ndihej fajtor për vdekjen e saj. Kjo ngjarje solli reagime të shumta në rrjetet sociale teksa theksuan se mediat sociale po shkaktojnë ngjarje të tilla të rënda. Të tjerë fajësuan palët si të papjekur dhe që kryen një akt të pamenduar mirë.
© SYRI.net