Moment ‘zbavitës’ për hajdutin/ ‘Shijon’ në errësirë trupin nudo të pronares ku kishte hyrë për të grabitur

Moment ‘zbavitës’ për hajdutin/ ‘Shijon’ në errësirë trupin nudo të pronares ku kishte hyrë për të grabitur

17:58, 22/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kamerat e sigurisë së një banesë kanë pikasur hajdutin, i cili teksa kishte hyrnë në shtëpi për të grabitur, ‘shijonte’ me ëndje gruan që flinte nudo në shtrat, krah bashkëshortit të saj.

Hajdunte inspektone gruan e zhveshur me elektrikun e dorës ndërsa ajo flinte pranë partnerit të saj lakuriq në shtëpinë e saj në Costa del Sol. 

Pronarët e shtëpive, Pilar dhe Alex, zbuluan se ishin vjedhur,  pasi 300 euro u zhdukën nga shtëpia e tyre në Marbella më 2 qershor. 

Por, ndërsa çifti shqyrtoi kamerat e tyre të sigurisë, ata bënë një zbulim edhe më shqetësues pasi pamjet treguan se si një hajdut i maskuar qëndronte mbi shtratin e tyre ndërsa ata flinin.

Image

Në videon, e cila u publikua nga çifti, hajduti u pa duke u kthyer disa herë në dhomën e çiftit gjatë një periudhe 32-minutëshe.  

Por hajduti dukej se ishte i fiksuar te Pilar, me videon që e tregonte atë duke e ndezur vazhdimisht elektrikun e dorës mbi trupin e Pilarit. 

“Ai hyri në dhomën tonë të gjumit tetë herë për të parë pjesët e mia intime”, tha ajo për mediat lokale, pasi vendosi të publikonte pamjet me shpresën për të kapur “grabitqarin e sëmurë”.

Image

Policia lokale po heton tani rastin dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar të dyshuarin, por ende nuk është bërë asnjë arrestim. 

Thuhet se hajduti ka marrë 300 euro nga shtëpia e çiftit, por nuk ka vjedhur asnjë send tjetër me vlerë, duke e bërë Pilarin të besojë se qëllimet e tij nuk ishin të grabiste shtëpinë e çiftit, por përkundrazi ta grabiste atë ndërsa ajo flinte.

Djali 18-vjeçar i Pilarit po flinte gjithashtu në dhomën ngjitur në kohën e incidentit. 

“Ai burrë nuk erdhi në shtëpinë time për të vjedhur, ai erdhi për të më bërë diçka”, i tha ajo medias lokale. 

'Isha vetëm natën e kaluar. Po sikur të kishte ardhur ai atëherë?'

Image

Partneri i saj, Alex, u shpreh se Pilar ‘ndihej e dhunuar’ dhe e quajti hajdutin një ‘grabitqar të sëmurë’. 

Pilar ka treguar gjithashtu se si kjo përvojë e tmerrshme e ka prekur psikologjikisht dhe përshkroi se si tani vuan nga ankthe të përsëritura, dhe i duhet të flejë me të gjitha dyert dhe dritaret e mbyllura. 

Ajo tha se po i nënshtrohet gjithashtu trajtimit psikologjik për të përballuar traumën që ka pësuar. 

Besohet se ai hyri në shtëpi përmes një dere verande. 

Incidenti i tmerrshëm në qytetin spanjoll, vjen ndërsa banorët janë paralajmëruar të forcojnë sistemet e tyre të sigurisë pasi kanë rënë pre e një hajduti “të tmerrshëm” i cili mbetet i lirë.

Lagjet që ai ka synuar përfshijnë Guadalmina dhe La Quinta, në Benahavis, një zonë luksoze./ Daily Mail.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco