AstraZeneca premton 50 miliardë dollarë investime në SHBA mes frikës për tarifa 200%

AstraZeneca premton 50 miliardë dollarë investime në SHBA mes frikës për tarifa 200%

12:50, 22/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kompania farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca po zgjeron ndjeshëm praninë e saj në SHBA, duke njoftuar një investim prej 50 miliardë dollarësh deri në vitin 2030. Ky projekt ambicioz synon të rrisë kërkim-zhvillimin dhe prodhimin në tregun më të madh për kompaninë.

AstraZeneca ka si objektiv të arrijë 80 miliardë dollarë të ardhura në nivel global, ku gjysma pritet të vijë nga SHBA-ja.

Investimi i ri vjen në një kohë kur administrata Trump kërcënon me tarifa deri në 200% për barnat e importuara, duke shtuar presion për prodhimin vendas. Sipas kompanisë, SHBA-ja luan një “rol kritik” në lansimin e 20 ilaçeve të reja deri në fund të dekadës.

Si pjesë e këtij investimi, AstraZeneca do të ndërtojë një fabrikë të re në Virxhinia, e fokusuar në trajtimin e sëmundjeve kronike, duke u shndërruar në investimin më të madh ndonjëherë të kompanisë në një strukturë të vetme prodhimi. Përveç Virxhinias, investimi do të zgjasë kapacitetet edhe në Massachusetts, Maryland, California, Indiana dhe Teksas, si dhe do të mbështesë zhvillimin e provave klinike.

AstraZeneca aktualisht ka 19 vende kërkim-zhvillimi dhe prodhimi në SHBA, ku punësohen mbi 18,000 persona, ndërsa mbështet indirekt 92,000 vende pune të tjera. Investimi i ri pritet të krijojë dhjetëra mijëra vende pune në vitet në vijim.

Pascal Soriot, Drejtor Ekzekutiv i AstraZeneca, theksoi se kjo nismë përforcon besimin në inovacionin amerikan dhe angazhimin ndaj pacientëve në SHBA dhe globalisht. Ndërkaq, Howard Lutnick, Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, vlerësoi vendimin si një hap të rëndësishëm drejt uljes së varësisë nga prodhimet farmaceutike të huaja, duke sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe siguri për zinxhirin prodhues vendas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco