Administrata e Presidentit Donald Trump ka publikuar të hënën më shumë se 230,000 faqe dokumentesh të deklasifikuara që lidhen me vrasjen e udhëheqësit të të drejtave civile, Martin Luther King Jr., më 1968.
Kjo masë, pjesë e një urdhri ekzekutiv të firmosur më 23 janar nga Trump, përfshin gjithashtu dosje për vrasjet e Presidentit John F. Kennedy dhe të vëllait të tij, senatorit Robert F. Kennedy.
Publikimi i dokumenteve erdhi pavarĂ«sisht shqetĂ«simeve tĂ« shprehura publikisht nga familja e Dr. King, e cila druhet se informacionet e nxjerra mund tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« sulmuar figurĂ«n dhe trashĂ«giminĂ« e tij. NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, fĂ«mijĂ«t e King shprehĂ«n frikĂ«n pĂ«r âkeqpĂ«rdorimin e materialeve pĂ«r tĂ« zbehur arritjet e lĂ«vizjes pĂ«r tĂ« drejtat civile dhe ndikimin historik tĂ« babait tĂ« tyreâ.
Drejtuesja e InteligjencĂ«s KombĂ«tare, Tulsi Gabbard, sqaroi se dokumentet e publikuara pĂ«rmbajnĂ« kryesisht hetime tĂ« FBI-sĂ« mbi udhĂ«timet jashtĂ« vendit tĂ« vrasĂ«sit tĂ« dyshuar, si dhe dĂ«shmi tĂ« marra gjatĂ« viteve. Ajo theksoi se administrata Ă«shtĂ« e pĂ«rkushtuar pĂ«r âtransparencĂ« tĂ« plotĂ«â mbi njĂ« nga kapitujt mĂ« tĂ« dhimbshĂ«m tĂ« historisĂ« amerikane.
Kujtojmë se vetë Dr. King ishte objekt i një fushate të gjerë mbikëqyrjeje dhe dezinformimi të orkestruar nga FBI-ja gjatë drejtimit të J. Edgar Hoover, me synim diskreditimin e tij personal dhe të kauzës për të cilën ai luftoi.
Familja King ka shprehur gjithashtu mosbesim të vazhdueshëm ndaj versionit zyrtar të ngjarjeve, duke refuzuar të besojnë se James Earl Ray ishte autori i vetëm i atentatit të 4 prillit 1968 në Memphis. Ray, një segregacionist i njohur, vdiq në burg në vitin 1998.
© SYRI.net