Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Tentoi të largohej nga Shqipëria me një sasi lënde narkotike me vete, arrestohet në Rinas 25-vjeçarja belge

Tentoi të largohej nga Shqipëria me një sasi lënde narkotike me vete, arrestohet në Rinas 25-vjeçarja belge

11:48, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 25-vjeçare belge është arrestuar në Rinas pasi u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine me vete.

Policia bën me dije se lënda narkotike u sekuestrua ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge. Sekuestrohet lënda narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të imtësishëm në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, krahas punës për menaxhimin e fluksit në këtë PKK, arrestuan në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, shtetasen belge K. D., 25 vjeçe.

Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco