Lajmi i fundit

LIVE/ Shqiptarët protestë masive në Hamburg: Rama jepe dorëheqjen

Gjermani: Sekuestrohen 1,500 tarantula të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Gjermani: Sekuestrohen 1,500 tarantula të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

18:58, 14/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zyrtarët doganorë në Gjermani publikuan të hënën pamje nga një sekuestrim i pazakontë: rreth 1,500 tarantula të reja u zbuluan në Aeroportin e Këlnit dhe Bonit, të fshehura në enë plastike brenda kutive të tortave me sfungjer me çokollatë. Ngarkesa kishte mbërritur nga Vietnami dhe kishte ngritur dyshime për shkak të një “arome të çuditshme”, që nuk përputhej me përmbajtjen e deklaruar prej shtatë kilogramësh ëmbëlsira.

“Kolegët e mi janë mësuar me ngarkesa të habitshme, por ky konfiskim i la pa fjalë edhe më të përvojësuarit mes nesh,” tha zëdhënësi i doganës, Jens Ahland. Ai e përshkroi rastin si “një konfiskim të jashtëzakonshëm”, por theksoi trishtimin për trajtimin e kafshëve thjesht për përfitime financiare.

Shumë nga merimangat nuk i mbijetuan udhëtimit, në atë që dyshohet si shkelje e rregullave të mirëqenies së kafshëve në Gjermani. Të mbijetuarit iu dorëzuan një eksperti për trajtim të specializuar, ndërkohë që po zhvillohen procedura penale ndaj marrësit të pakos në rajonin Sauerland. Ai akuzohet për shmangie të detyrimeve doganore dhe mungesë të deklaratës së importit.

Ngjarja vjen mes një rritjeje të trafikut të insekteve në Evropë për qëllime fitimi. Në maj, një gjykatë në Kenia dënoi dy adoleshentë pasi u kapën me 5,000 milingona në një shtëpi mysafirësh, duke theksuar zhvendosjen e trafikimit nga gjitarët e mëdhenj drejt specieve më pak të njohura, por ekologjikisht të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco