BE do të ndalojë produktet e punës së detyruar, Kina në shënjestër

BE do të ndalojë produktet e punës së detyruar, Kina në shënjestër

13:29, 23/04/2024
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja gjithëpërfshirëse të hartuara për të eliminuar nga tregu i BE, produktet e punës së detyruar.

Ligji i ri - i miratuar të martën me 555 vota pro, 6 kundër dhe 45 abstenime - është krijuar për të pastruar tregjet e importit dhe eksportit të bllokut nga lidhjet me skllavërinë moderne dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.

Pavarësisht aplikimit për produktet e prodhuara kudo në botë, ligji shihet si një veprim i qëllimshëm kundër vendeve si Turkmenistani apo Kina, ku raportohet se ka prova të punës së detyruar të mbështetur nga shteti.

Sipas rregullores së re të vulosur të martën dhe që pritet të hyjë në fuqi në 2027 në pritje të miratimit përfundimtar nga shtetet anëtare, autoritetet kombëtare do të jenë në gjendje të nisin hetime për produkte me lidhje të dyshuara me punën e detyruar dhe të ndalojnë produkte të tilla nga tregu i BE-së.

Në rast të dyshimeve që lidhen me vendet jashtë bllokut, Komisioni Evropian do të jetë në gjendje të nisë hetime dhe t'u bëjë thirrje qeverive të vendeve të treta të kryejnë inspektime për rastet e dyshuara të punës së skllevërve.

Produktet e bëra nga puna e detyruar që gjenden tashmë në tregun e BE-së do të dhurohen, riciklohen ose shkatërrohen dhe kompanitë që nuk zbatojnë rregullat do të përballen me gjoba proporcionale dhe bindëse, që do të përcaktohen nga shtetet anëtare.

"Ky është një lajm i mirë për konsumatorët, dhe gjithashtu për kompanitë evropiane, të cilat aktualisht po vuajnë nga dumpingu i importeve nga rajonet me punë të detyruar," tha eurodeputetja e Gjelbër Anna Cavazzini përpara votimit.

Vendimi synon të frenojë një prirje shqetësuese të produkteve të lira të prodhuara nga puna e detyruar që depërton në të gjithë tregun e BE-së, si dhe një rritje të numrit të njerëzve në punë të detyruar bashmë me një bum të fitimeve të paligjshme gjatë dekadës së fundit.

Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se të paktën 28 milionë njerëz në mbarë botën janë në një situatë pune të detyruar, duke gjeneruar një total prej 236 miliardë dollarësh në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco