Itali/ Kapen në portin e Ravenës 150 kg kokainë

Itali/ Kapen në portin e Ravenës 150 kg kokainë

12:45, 23/04/2024
A+ Aa A-

Kapen në portin e Ravenës 150 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër me vlerë tregu 25 milionë euro e baraz 310 mijë doza.

Sasia e kokainës ishte fshehur në thasë lundrues lidhur me pjesën fundore të një anije të madhe mallrash e pozicionuar 9 metra nën ujë.

Anija mbante me flamur të ishujve Marshall e vinte nga Europa e Veriut.

Operacioni i gjetjes së kokainës, u krye në një vështirësi maksimale të motit të keq e dallgëve të larta nga skuadra e zhytësve të Rojes bregdetare e Guardia di Finanza.

Kokaina ishte kofneskionuar në 139 pako të veshura nga një material i padepërtueshëm nga uji. /Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco