Arrestohet senatorja amerikane Nicole Mitchell

Arrestohet senatorja amerikane Nicole Mitchell

11:06, 23/04/2024
A+ Aa A-

Senatorja amerikane e Minesotës, Nicole Mitchell 49-vjeçe nga Woodbury u arrestua me dyshimin për vjedhje, njoftooi policia në Detroit Lakes.

Blutë morën një telefonatë rreth orës 4:45 të mëngjesit të së hënës nga një pronar shtëpie që raportonte një “vjedhje” dhe policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi Mitchell.

Nuk dihet nëse Mitchell ka një avokat, por tashmë Senati është në pushim deri të martën për festën e Pashkës.

Arrestimi i saj vjen në një kohë të vështirë për demokratët e Senatit, të cilët kanë avantazhin e një senatori ndaj republikanëve dhe dorëheqja e saj mund të jetë problem në miratimin e legjislacionit nëse mungon mbështetja dypartiake.

Përpara se të zgjidhej si senatore në vitin 2022, Mitchell punoi si meteorologe për Ushtrinë Amerikane, si dhe për TV KSTP dhe Radion Publike të Minesotës.

Ajo mban ende gradën e nënkolonelit në Gardën Kombëtare Ajrore dhe është komanduese e njësisë së motit./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco