SHBA-BE përçahen për ndihmën me raketa për Ukrainën

SHBA-BE përçahen për ndihmën me raketa për Ukrainën

08:35, 23/04/2024
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pajisin Kievin jo vetëm më sistemin e mbrojtjes Patriot, por edhe me sisteme që shkatërrojnë drone dhe mjete të tjerë me të cilat Rusia po përpiqet të luftojë. Këtë e ka bërë të ditur nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet europiane dhe aziatike, James O’Brien, gjatë një takimi me gazetarët ukrainas në Kiev.

Mbërritjen e ndihmave të reja për Ukrainën e ka konfirmuar edhe Presidenti Amerikan Joe Biden në një telefonatë me Volodimir Zelenskyy. Biden e siguroi Zelenskyn se administrate amerikane do të ofrojë paketa të reja shtesë të ndihmës për sigurinë dhe për të fuqizuar mbrojtjen ajrore. Presioni i shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen në një kohë kur vendet e BE janë për përçara në ndihmën që i duhet dhënë Ukrainës.

Gjermania ka qenë i vetmi vend i BE-së që ka premtuar një bateri shtesë të sistemeve Patriot. Vende të tjera evropiane, përfshirë Greqinë, Holandën, Poloninë, Rumaninë, Spanjën dhe Suedinë kanë gjithashtu sisteme Patriot por nuk kanë deklaruar gatishmërinë e tyre të plotë për bashkëpunim. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell shprehu zhgënjimin për mungesën e premtimeve shtesë, duke thënë se ai po përpiqej të bënte të gjithë të kuptojnë për nevojën për të bërë më shumë për të ndihmuar Kievin.

"Unë nuk kam Patriotët në Bruksel, Patriotët janë në kryeqytete. Dhe u takon atyre të marrin vendimet. Dua të insistoj që një lëshues pa interceptues është i padobishëm dhe sigurisht që përgjuesi pa lëshues është gjithashtu i padobishëm. Kështu që ne kemi nevojë për lëshues të rinj dhe një fluks të vazhdueshëm përgjues në mënyrë që të përdoren nga shtetet anëtare me një kuptim të qartë të kërkesës nevojave dhe jam i sigurt se ata do të marrin vendime për këtë", tha Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE.

Ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë një takimi në Luksemburg thanë se votimi i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për të miratuar një paketë prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën në fundjavë nuk duhet të çojë në delirë nga ana e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco