SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve

SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve

15:41, 21/04/2024
A+ Aa A-

Një njësi e Forcave Mbrojtëse të Izraelit po përballet me sanksione të SHBA-së për trajtimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, edhe pse Kongresi votoi për 26 miliardë dollarë ndihmë të re urgjente për Izraelin, shkruan The Guardian.

Sipas një raporti në mediat izraelite, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së kanë konfirmuar se po përgatiten të vendosin sanksione ndaj batalionit Netzah Yehuda të IDF-së, i cili është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut kundër palestinezëve, transmeton Telegrafi.

Lëvizja shumë domethënëse, e cila do të ishte hera e parë që qeveria amerikane ka vënë në shënjestër një njësi IDF, ndezi zemërim të menjëhershëm midis liderëve politikë izraelitë që u zotuan ta kundërshtojnë atë.

E përditshmja izraelite Haaretz raportoi të dielën se SHBA po shqyrton gjithashtu lëvizje të ngjashme kundër njësive të tjera policore dhe ushtarake.

Sanksionet, të cilat do të vendoseshin sipas ligjit Leahy të vitit 1997, do të ndalonin transferimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së në njësi dhe do të parandalonin pjesëmarrjen e ushtarëve dhe oficerëve në trajnime qoftë me ushtrinë amerikane, qoftë në programe që marrin fonde nga SHBA.

Zbulimi i planeve erdhi pasi sulmet izraelite në qytetin Rafah në jug të Gazës, të shtunën mbrëma vranë 18 njerëz, përfshirë 14 fëmijë, të paktë kështu pretendojnë zyrtarët shëndetësorë në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco