Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

14:09, 21/04/2024
A+ Aa A-

Japoni/ Një person humb jetën dhe 7 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëzimit të dy helikopterëve ushtarakë

Image

Një person ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë zhdukur, pas përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë, të cilët u rrëzuan në oqeanin Paqësor gjatë një stërvitjeje. Lajmin e bëri me dije Minoru Kihara, ministri i Mbrojtjes në Japoni.

Dy regjistrues fluturimi u gjendën në vende shumë të afërta, ndërsa edhe pajisje që mendohet të jenë pjesë përbërëse të helikopterëve, janë gjetur gjatë kërkimeve pas rrëzimit. Sipas Kihara-s, helikopterët u rrëzuan në ujërat rreth 270 km në lindje të ishullit Torishima.

Bregu Perëndimor/ 14 viktima të vrarë nga sulmet izraelite

Image

Forcat mbrojtëse izraelite vranë 14 palestinezë gjatë një bastisjeje të kryer në Bregun Perëndimor, territor i pushtuar nga Izraeli. Mes të vdekurve, është edhe një shofer auto-ambulance, i cili u vra teksa në automjet ndodheshin të plagosurit nga një tjetër sulm, i shkaktuar nga kolonët hebrenj.

Bastisja nisi të premten, në zonën e Nur Shams, pranë Tulkarm dhe deri të shtunën, pati shkëmbime zjarri. Në këtë territor janë parë të paktën tri dronë. Në zonën Nur Shams strehohen refugjatët pasardhës të palestinezëve, të zhvendosur atje qysh prej krijimit të shtetit të Izraelit, më 1948.

Turqi/ Ergogan takohet me liderin e Hamasit

Image

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar me liderin e Hamasit, organizatës terroriste të shpallur nga SHBA, Ismail Haniyeh. Erdogan mirëpriti Haniyeh për bisedime në Stamboll dhe diskutuan për arritjen e armëpushimit dhe për ofrimin e ndihmave në Gaza.

Erdogan ka qenë një prej lidervë që e ka kundërshtuar fuqishëm, qysh prej fillimit të luftës, ofensivën e Izraelit në Gazë dhe vuri në dukje se forcat izraelite po bëjnë krime dhe shkaktojnë terror kundrejt palestinezëve.

Ndërron jetë burri që i vendosi flakën vetes jashtë gjyqit kundrejt Trump

Image

37-vjeçari i identifikuar si Maxwell Azzarello, i cili i vendosi flakën vetes jashtë gjykatës në NewYork, ku po zhvillohej gjyqi kundrejt Trump, ndërroi jetë në spital. Azzarello kishte shkuar në New York nga shtëpia e tij në Florida. Sipas policisë, ai s’kishte asnjë precedent penal dhe familja e tij nuk ishte në dijeni të udhëtimit.

Azzarello u përshkrua nga flakët dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. Atje humbi dhe jetën. Gjatë ngjarjes, ish-presidenti Donald Trump ndodhej në gjykatë, por u largua ndërsa burri digjej. Hetuesit thanë se kishin marrë një telefonatë urgjence 911 rreth orës 13:30 duke u thënë atyre se një burrë i kishte vënë flakën vetes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco