Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rusia kritikon paketën e ndihmës amerikane për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Rusia kritikon paketën e ndihmës amerikane për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

08:23, 21/04/2024
A+ Aa A-

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, tha se miratimi i SHBA-së për një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin do të “thellonte krizat në të gjithë botën”.

“Ndihma ushtarake për regjimin e Kievit është sponsorizimi i drejtpërdrejtë i aktivitetit terrorist”, shkroi Zakharova në Telegram.

“Për Tajvanin, është ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. Për Izraelin, kjo është një rrugë drejt përshkallëzimit dhe një rritje të paprecedentë të tensionit në rajon”, theksoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco