Kërcënim me bombë, evakuohet aeroporti i dytë më i madh i Danimarkës

Kërcënim me bombë, evakuohet aeroporti i dytë më i madh i Danimarkës

16:52, 20/04/2024
A+ Aa A-

Një burrë u arrestua sot në Danimarkë pasi një kërcënim me bombë u regjistrua në aeroportin Billund, i dyti më i madh në vend.

Aeroporti, i vendosur në Danimarkën qendrore-perëndimore, u evakuua dhe mbetet i mbyllur pas kërcënimit.

 ‘Evakuimi vazhdoi me qetësi dhe siç pritej, me udhëtarët duke ndjekur udhëzimet tona’, tha inspektori i policisë Michael Weiss në një deklaratë.

Policia sqaroi se hetimet për incidentin janë duke vazhduar, duke shtuar se është e paqartë se kur do të rihapet aeroporti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco