Erdogan dhe shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, nisin bisedimet në Stamboll

Erdogan dhe shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, nisin bisedimet në Stamboll

14:32, 20/04/2024
A+ Aa A-

Stamboll, Turqi - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, një mbrojtës prej një kohe të gjatë i kauzës palestineze, dhe shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, filluan bisedimet në Stamboll të shtunën ndërkohë që tensionet në Lindjen e Mesme po rriten, raportuan mediat turke.

Takimi në Pallatin Dolmabahçe filloi pak pas orës 14:30 (11:30 GMT).

CNN Turk tha se Haniyeh mbërriti rreth orës 14:00, një raport i konfirmuar nga disa media pro-qeveritare duke përfshirë kanalin televiziv NTV, agjencinë e lajmeve DHA dhe gazetat Hurriyet dhe Milliyet.

"Trafiku diplomatik i Presidentit Erdogan për çështjen e Gazës vazhdon. Erdogan priti kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniye. Takimi ka nisur rreth orës 14.30 të pasdites," shkroi CNN Turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco