Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Irani sfidon Trump: Ndërton uzinën e tretë nëntokësore për prodhimin e raketave

Irani sfidon Trump: Ndërton uzinën e tretë nëntokësore për prodhimin e raketave

08:47, 26/05/2017
A+ Aa A-

Irani ka ndërtuar uzinën e tretë nëntokësore të prodhimit të raketave, deklaroi gjenerali Amir-Ali Hadjizadeh, komandant i forcave hapësinore të Gardës së revolucionit, ushtria speciale e regjimit islamik, cituar sot nga agjencia Fars.

“Do të zhvillojmë hap pas hapi kapacitetin tonë të mbrojtes dhe deklaroj sot se po ndërtojmë në vitet të fundit një uzinë të tretë nëntokësore për prodhimin e raketave”, u shpreh Hadjizadeh, pa dhënë më tej detaje, raportuan agjencia “Fars” pranë Gardës të Revolucionit dhe disa mediave të tjera iraniane.

Është hera e parë që Irani njofton se zotëron uzina nëntokësore për ndërtimin e raketave balistike, duke sfiduar Presidentin Donald Trump i cili i ka e ka paraljmëruar të mos testojë më asnjë raketa. 

Në tetorin e 2015, televizioni iranian publikoi për herë të parë pamje të një baze nëntokësore e pajisur me raketave të llojeve të ndryshme. Në atë periudhë, gjenerali Hadjizadeh sqaroi se baza ndodhej rreth 500 metra nën toke për të qenë e mbrojtur nga sulme të mundshme armike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco