Bloomberg: Trump është më i pasur se Sorosi

Bloomberg: Trump është më i pasur se Sorosi

12:28, 29/03/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është aktualisht më i pasur se financuesi miliarder George Soros, pasi debutimi i suksesshëm i kompanisë së tij të rrjeteve sociale në Nasdaq këtë javë ia shtoi pasurinë e tij miliarda dollarë.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, pasuria neto e Trump-it është rritur me më shumë se 4 miliardë dollarë këtë vit në rreth 7.8 miliardë dollarë.

Trump u rendit i 328-ti në listë në mbylljen e tregut të së mërkurës, ndërsa 93-vjeçari Soros ishte në vendin e 375-të me një vlerë neto të vlerësuar prej 7.2 miliardë dollarësh. Një menaxher i fondeve spekulative, Soros u bë famëkeq për kolapsin e paundit britanik në vitin 1992.

Ndërkohë, rritja e pasurisë së Trump-it e vendosi atë gjithashtu mbi sipërmarrësin miliarder dhe yllin e ABC 'Shark Tank' MarkCuban (7.3 miliardë dollarë), bashkëthemeluesin e Home Depot Bernie Marcus (6.9 miliardë dollarë), trashëgimtarin e dinastisë së naftës Gordon Getty (6.2 miliardë dollarë) dhe bashkëthemeluesin i Netflix Reed Hastings (5.9 miliardë dollarë).

Vlera neto e ish-presidentit amerikan është më shumë se dyfishuar këtë vit falë 58% të aksioneve të tij në Trump Media& Technology Group, i cili efektivisht u bë publik këtë javë pas bashkimit me aksionet e Digital World Acquisition Corp. Aksionet e Trump Media kanë tërhequr vëmendje të konsiderueshme, duke fituar afro 60% në gjysmën e parë të bursës të së hënës.

Kjo vjen pasi Trump përballet me qindra miliona dollarë rritje të tarifave ligjore dhe gjobave si rezultat i padive të shumta, të cilat kandidati i supozuar republikan për president i ka denoncuar si të rreme dhe të motivuara politikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco