Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Agjentët federale të SHBA bastisin shtëpitë e ‘Diddy’, hetim për trafikim se*sual

Agjentët federale të SHBA bastisin shtëpitë e ‘Diddy’, hetim për trafikim se*sual

09:39, 26/03/2024
A+ Aa A-

Manjati i hip hopit Sean "Diddy" Combs përballet me padi të shumta për sulme seksuale dhe përdhunime të dyshuara. Nuk është e qartë nëse bastisja lidhet me ndonjë nga akuzat.

Dy shtëpi që i përkasin Sean "Diddy" Combs u bastisën nga agjentët federalë të SHBA të hënën (25 mars), në kuadrin e një hetimi në vazhdim për trafikim seksual.

Zyrtarët i thanë Associated Press, në kushte anonimiteti, se kërkimet në Los Angeles dhe Miami ishin të lidhura me një hetim nga autoritetet federale në Nju Jork.

Agjentëve federalë iu bashkuan gjithashtu hetuesit e Sigurisë Kombëtare dhe forcat e tjera të zbatimit të ligjit për kërkimet e hollësishme.

Avokati i Combs dhe përfaqësuesit e tjerë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment dhe vendndodhja e reperit nuk dihet.

Manjati i muzikës ishte në krye të veprimtarisë së tij në fillim të vitit 2023, duke marrë një nominim për Grammy për albumin e tij të ri dhe duke interprtuar triumfalisht në MTV VMA. Por një sërë padish të ngritura në fund të vitit të kaluar e kanë pllakosur karrierën e tij dhe kanë dëmtuar reputacionin e tij.

Një padi e ngritur nga ish e dashura e tij dhe këngëtarja e R&B, Cassie, hapi derën për pretendime të tjera për dhunë seksuale, të cilat Combs i mohon ashpër. Diddy dhe Cassie e zgjidhën çështjen e tyre privatisht një ditë pasi u depozitua.

Ishte e paqartë nëse kërkimet të hënën kishin lidhje me ndonjë nga akuzat e ngritura në padi, duke përfshirë një nga një grua që pretendon se Combs e përdhunoi atë kur ishte 17 vjeçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco