Sulm i fuqishëm kibernetik, SHBA akuzon Kinën për hakerim të dhënash të qindra personave

Sulm i fuqishëm kibernetik, SHBA akuzon Kinën për hakerim të dhënash të qindra personave

09:16, 26/03/2024
A+ Aa A-

SHBA dhe Britania e Madhe kanë akuzuar Kinën për komplot kibernetik të cilët kanë goditur shumë ligjvënës amerikan, akademikë, gazetarë dhe shumë të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI. Shtatë kinez akuzohen për organizimin e kësaj fushate të gjerë sulmesh kibernetike të qëllimshme, sipas autoriteteve ligjzbatuese amerikane dhe britanike.

Operacioni dyshohet se ka vazhduar për më shumë se një dekadë. Të shtatë personat dyshohet se dërguan mbi10,000 "emaile duke ndikuar tek mijëra viktima", në atë që departamenti i drejtësisë e quajti një "operacion global hakerimi" i mbështetur nga qeveria e Kinës. “Njoftimi i sotëm ekspozon përpjekjet e vazhdueshme të Kinës për të minuar sigurinë kibernetike të kombit tonë. Për sa kohë që Kina vazhdon të synojë SHBA-në dhe partnerët tanë, FBI do të vazhdojë të dërgojë një mesazh të qartë se spiunazhi kibernetik nuk do të tolerohet, tha Christopher Wray, Drejtor i FBI-së.

Ambasada kineze në Londër tha se "kundërshton fuqimisht" akuzat, duke i quajtur ato "shpifje krejtësisht të sajuara dhe dashakeqe". Për sa i përket pretendimeve të bëra në SHBA, ambasada kineze në Uashington DC ende nuk është përgjigjur.

Tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit lidhur me çështjet në lidhje me spiunazhin kibernetik janë rritur pasi agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë dhënë gjithnjë e më shumë alarmin mbi aktivitetin e dyshuar të hakerëve të mbështetur nga shteti kinez. Kompanitë amerikane u hakuan nga persona që dyshohet se synonin industrinë e mbrojtjes, teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit, prodhimit, tregtisë, financave, konsulencës, ligjore dhe kërkimore. Kompanitë e synuara përfshinin kontraktorët e mbrojtjes që ofrojnë shërbime për ushtrinë amerikane dhe "një ofrues kryesor i pajisjeve të rrjetit 5G".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco