Masakra në Moskë, shpërthen ish-presidenti rus: Të vriten të gjithë personat e përfshirë në sulm

Masakra në Moskë, shpërthen ish-presidenti rus: Të vriten të gjithë personat e përfshirë në sulm

20:19, 25/03/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka shpërthyer me deklarata të ashpra për masakrën e ndodhur në Moskë në 3 ditë më parë ku persona të armatosur vranë 137 persona dhe plagosën qindra të tjerë.

Medvedev tha se të gjithë personat e përfshirë në sulmin e ndodhur, duhet të vriten.

 ‘A duhet të vriten? Ata duhet të vriten. Dhe do të ndodhë. Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë ata që janë përfshirë. Të gjithë. Ata që paguan, simpatizuan, ndihmuan. Vritini të gjithë.’– mësohet të jetë shprehur ndër të tjera Medvedev në mesazhin e tij.

Ish-presidenti rus, ishte një ndër personat e parë që reagoi pas sulmit duke akuzuar Ukrainën dhe duke thënë se përgjigjia e Rusisë do të ishte edhe më e ashpër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco