Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Anija ruse e patrullimit në Detin e Zi goditet nga dronët ukrainas

Anija ruse e patrullimit në Detin e Zi goditet nga dronët ukrainas

11:58, 05/03/2024
A+ Aa A-

Një anije patrullimi ruse është dëmtuar pasi është sulmuar nga dronët e detit në Detin e Zi, sipas shërbimit sekret ukrainas.

Anija Sergei Kotov e hedhur në det në vitin 2021, dyshohet se u godit në orët e para të mëngjesit të së martës.

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se anija e flotës së Detit të Zi pësoi dëmtime në pjesën e prapme, si dhe në anën e djathtë dhe të majtë.

Kremlini ende nuk ka komentuar.

Disa blogerë rusë pro luftës e konfirmuan sulmin.

Zyrtari i inteligjencës ukrainase, Andrii Yusov, i tha transmetuesit RFERL se marinarët në bord janë vrarë dhe plagosur.

“Sergei Kotov” është një nga katër anijet patrulluese të përfunduara për Projektin 22160 të Marinës Ruse.

Sipas Ukrainës, anija luajti një rol në sulmin në ishullin e Gjaspërinjve në ditën e parë të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, së bashku me Kryqëzorin Moskva.

Moskva u fundos nga Ukraina në vitin 2022.

Rusia e aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë nga Ukraina pothuajse 10 vjet më parë. Muajt e fundit Ukraina ka goditur vazhdimisht mbi flotën ruse të Detit të Zi të vendosur në gadishull.

Ukraina tha se kostoja e anijes së fundosur Sergei Kotov ishte 65 milion dollarë, duke shtuar se ajo u godit pranë ngushticës Kerç që ndan Krimenë nga Rusia.

Një video e postuar në rrjetet sociale duket se tregon momentin kur anija u godit.

BBC Verify ka shikuar videon që thuhet se është e sulmit të publikuar nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës.

Anija ka karakteristika të ngjashme strukturore me një anije patrullimi të së njëjtit klas si Sergei Kotov. Megjithatë, asnjë numër nuk është e dukshme në anën e saj, kështu që pamjet nuk e bëjnë të qartë nëse është e njëjta anije.

Të paktën 13 anije detare ruse janë shkatërruar ose dëmtuar që nga fillimi i konfliktit, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Muajin e kaluar, një tjetër anije amfibe ruse, Caesar Kunikov, u fundos në një sulm me dron në jug të qytetit të Jaltës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco